UBT po sjell në Kosovë, Konferencën Ndërkombëtare “TECIS 2022”

19/05/2022

Për herë të parë në Kosovë, UBT do të jetë nikoqire e organizimit të Konferencës Ndërkombëtare mbi Teknologjinë, Kulturën dhe Stabilitetin Ndërkombëtar “TECIS 2022”, e cila do të sjellë punime shkencore të shumë studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

UBT në bashkëpunim me Universitetin e Teknologjisë në Vjenë (Vienna University of Technology, IHRT), do të organizojë Konferencën “TECIS 2022”, e cila do të synojë të bashkojë studiues dhe praktikues nga industria dhe akademia për të dhënë një pasqyrë të gjendjes së artit, për të paraqitur rezultatet e reja kërkimore dhe për të shkëmbyer ide dhe përvoja në fushën e stabilitetit ndërkombëtar.

 

Një qëllim tjetër i konferencës “TECIS 2022” është të propozojë qasje të reja në trajtimin e efekteve të globalizimit, si studimi i kompleksitetit dhe menaxhimit të njohurive, prandaj rëndësia e kësaj konference është e madhe edhe për pjesëmarrjen e studentëve, të cilët rreth aplikimit mund të informohen në ueb-sajtin zyrtar të konferencës: TECIS 2022.

 

“TECIS 2022” mbështetet nga International Federation of Automatic Control (IFAC), përderisa vlen të theksohet se punimet dhe publikimet e kësaj konference do të indeksohen dhe listohen në Scopus.