Në ANV-në e Dizajnit të Integruar ligjërojnë artistët Tefik Rada e Bekim Retkoceri

20/07/2018

Në ANV-në e Dizajnit të Integruar ka ligjëruar sot Tefik Rada, kritik i artit, i cili ka prezantuar temën “Metropoli, montazhi dhe filmi”. Ai ndau me studentët përvoja të tij këtë fushë, si dhe dha vlerësime rreth artit në Kosovë.

Në Akademinë e Dizajnit të Integruar ligjëroi edhe artisti, Bekim Retkoceri, i cili bashkërisht me studentët ka zhvilluar punë praktike, ku qëllimi i punimeve ishte koordinimi i trurit me dorën.

ANV-ja e Dizajnit të Integruar do të vazhdojë nesër, me fillim nga ora 13:00, me artisten Rudina Xhafri. Në ligjëratën pasuese do të ligjëroj edhe Sezgin Boynik, me temën: “” Twentieth Century Underground Design: From Situationist International to Punk”.