Në Akademinë Profesionale, diskutohet për MS Excel i Avancuar dhe SPSS, në kuadër të “Global UBT FEST 2020”

20/07/2020

Ka vazhduar punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Professional Academy, në kuadër të “Global UBT FEST 2020”. Profesori Hasan Metin, ka diskutuar me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, rreth programeve të SPSS dhe MS Excel i Avancuar, ku studentët hapën diapazonin e tyre duke marr njohuri rreth temave që profesori Metin shtjelloj.

 

Ndërkaq, profesori Besnik Skenderi, ligjërues në kolegjin UBT, bëri të ditur edhe më shumë për të pranishmit detaje të tjera lidhur me temat të cilat profesori Hasan Metin i shtjelloj në pjesën e parë.

 

Këtë javë, Akademia Profesionale, vazhdon edhe me 3 sesione të tjera, të cilat studentëve do t’u japin njohuri të shumta rreth temave të ndryshme.