Në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Juridikut do të diskutohet për funksionimin e drejtësisë në vend

30/06/2022

Në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Juridik në UBT, do të këtë për qëllim të nxisë dhe të angazhojë më tepër studentët për të diskutuar dhe për të dhënë mendime dhe ide rreth fushës së drejtësisë.

 

Studentët, profesorët, ekspertët dhe profesionistët e fushës së drejtësisë në Kosovë, përmes diskutimeve, debateve, ligjëratave të ndryshme tematike dhe punëtorive, përgjatë akademisë, do të mundohen të hulumtojnë dhe të gjejnë mangësitë dhe përparësitë që ka drejtësia në vend.

 

Në përfundim të kësaj akademie, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë kuptuar faktorët që ndikojnë në dhunën në familje dhe në trafikimin e qenieve njerëzore, do të jenë të njoftuar me metodat kryesore të luftimit dhe parandalimit të dhunës në familje dhe të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe do të mësojnë llojet e të drejtave të personave të implikuar në dhunën në familje dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022