Në emër të UBT-së ju përgëzoj për pranimin tuaj si studentë të rregullt të këtij viti akademik

30/09/2016

Gjatë viteve në vazhdim ju do të jeni pjesë e një komuniteti të madh të studentëve. Ne, si UBT do të jemi pranë jush për të lehtësuar dhe mbështetur rrugëtimin drejt përmbushjes se aspiratave për lidership në profesionin tuaj. Vitet e studimit do të jenë përvojë e veçantë jetësore për të zgjeruar njohuritë dhe shkathtësitë, për të ndërtuar miqësi të reja dhe përfituar nga rrjeti i gjerë i mundësive ndërkombëtare të institucionit. 

Viti i ri akademik për studentët e vitit të parë fillon me 10 tetor. Studentët e vitit të dytë dhe tretë të studimeve fillojnë procesin mësimor me 17 tetor. 

Për të kuptuar më shumë në lidhje me studimet, orarin, stafin dhe kampuset e UBT-së, instucioni organizon Ceremoninë e Pritjes së Studentëve Fillestar në datat 10-11 tetor, në Kampusin Qendor të UBT-së në Prishtinë. Studentët e rinj do të jenë në gjendje të marrin informacione shtesë në lidhje me orarin, përzgjedhjen e grupit, përmbajtjen e kurrikulës, infrastrukturën dhe pikat e orientimit për informacione në lidhje me programet e studimit.