Në ANV-në e Juridikut ligjërohet për krimet kibernetike dhe të telekomunikacionit

20/07/2017

Fakulteti Juridik i UBT-së, në kuadër Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka vazhduar me ciklin e ligjëratave tematike, teksa sot është ligjëruar për sigurinë dhe krimet kibernetike.


Duke trajtuar këtë temë, menaxheri i UBT CERT, Atdhe Buja ka prezantuar krimet kibernetike që shfaqen më së shpeshti. Gjithashtu, ka folur edhe për metodat e operimit të tyre, ndërkohë ka theksuar nevojën për bashkëpunim e koordinim vendor dhe ndërkombëtar më gjitha institucionet relevante për mbrojtjen nga sulmet e tilla.


Në kuadër të kësaj ligjërate është prezantuar edhe puna që bën divizioni CERT në UBT, me ç’rast Buja ka përmendur edhe aktivitetet përgjatë 15 muajve që ka realizuar UBT-CERT.


Aktiviteti i ka vazhduar punimet me ligjëratën e profesorit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UBT, dr..Zhilbert Tafa, i cili ka ligjëruar temën: “Krimet e rrjetit dhe telekomunikacionit”, duke paraqitur rastet më të shpeshta të mashtrimeve telekomunikuese.

Ndërkohë studentët janë njoftuar edhe me ligjet përkatëse në vend dhe më gjerë, që aplikohen për këtë fushë.