Mollza Vishi, studente e UBT-së, fillon punën praktike në televizionin “Liria”

12/08/2021

Mollza Vishi është studente e vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT. Njohuritë e fituara përgjatë studimeve dhe puna e saj intensive, ende pa i përfunduar studimet i janë shpërblyer me zhvillimin e praktikës profesionale me mundësi punësimi në televizionin “Liria”, në Ferizaj.

 

“Studimet në UBT më kanë ndihmuar shumë të aftësohem në profesionin të cilin e kam ëndërruar gjithmonë. UBT ka qenë një urë lidhëse mes profesionit dhe aftësimit për t’i realizuar qëllimet e mia, e që kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën dhe profesionalizmin e profesorëve që janë në UBT”, theksoi Mollza.

 

Ajo potencoi se gjatë tri viteve të studimit, përmes ligjëratave dhe punës praktike ka përfituar shumë njohuri dhe aftësi, të cilat po i ndihmojnë në tregun e punës për të arritur suksese të mëtutjeshme.

 

“Për mua UBT nuk është thjeshtë një institucion i arsimit të lartë, por është rruga për t’i realizuar synimet”, ka thënë studentja e vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim, Mollza Vishi.

 

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ka nxjerrë vazhdimisht kuadro profesionale në fushën e gazetarisë, produksionit dhe marketingut medial, si meritë e profesionistëve të fushës dhe programit unik që UBT e ka ofruar për studentët, në mënyrë që ata të aftësohen në tjetër nivel të gazetarisë, marketingut e produksionit.