Ministrja Vlora Çitaku debat në UBT

08/04/2014

Prishtinë, 08 prill 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të UBT-së me temë “Rruga drejtë Evropës”, por me theks të veçantë Çitaku u është referuar temave: “Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, si dhe “Procesi i Liberalizimit të Vizave”. 

 

 

Citaku, tha se Republika e Kosovës është ballafaquar me shumë sfida, që prej daljes nga lufta për liri, dhe duke u ngritur në një demokraci funksionale, me institucione të qëndrueshme dhe ekonomi të lirë të tregut, ku liria e fjalës, fesë, dhe të drejtat e tjera themelore janë të garantuara. “Sot ne jemi para në një epoke të re, të epokë të integrimit evropian. Kosova fuqimisht beson që evropianizimi është mënyra më e mirë për të ecur përpara në përmirësimin e standardit të jetës dhe për ta nxitur zhvillimin ekonomik për të gjithë qytetarët. 

 

 

Kosova është në përfundim të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). MSA-ja do ta ankorojë Kosovën fuqimisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht do të shënojë një momentum historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, ka thënë ministrja Citaku. 

 

 

Kurse për procesin e evropianizimit, Çitaku ka deklaruar se, është më shumë se vetëm miratimi i legjislacionit të BE-së dhe përmbushjes së normave dhe standardeve të BE-së. “Qeveria ka shprehur vazhdimisht përkushtimin e saj për agjendën evropiane me vepra, po aq sa edhe me fjalë. Bërthama e përkushtimit tonë qëndron në mbështetjen e madhe të qytetarëve tanë, për ndryshimet që do ta transformojnë vendin tonë në një anëtar krenar të familjes evropiane. Në tetor të vitit 2012, Studimi i Fizibilitetit konfirmoi se Kosova është kryesisht e gatshme për t’i filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Pra me këtë është konfirmuar që Kosova ka një perspektivë të qartë drejt anëtarësimit në BE, në linjë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar ministrja Çitaku, duke shtuar se “nisja e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi në mes të vendit tonë dhe Bashkimit Evropian, është një moment historik në kuadër të procesit integrues të vendit tonë, për ç’arsye më 27 shkurt, Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar ekipin negociator”. 

 

 

Po ashtu ministrja Çitaku, ka folur edhe për procesin negociator që nga fillimi i punës e deri më sot. “Stabilizim-Asociimi do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale në kuadër të së cilës Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian do të bëjnë zotime të ndërsjella: nga njëra anë, vendi ynë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella dhe nga ana tjetër BE-ja do të ofrojë mundësi reale për anëtarësim. 

 

 

Shtetndërtimi i Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe Kosova është në vazhdimësi duke u konsoliduar si shteti më i ri evropian. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm qoftë në kuptimin e njohjeve, qoftë në kuptimin e anëtarësimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, e cila ka forcuar pozitën e shtetit tonë në skenën e jashtme”, ka deklaruar ajo. 

 

 

Kurse për liberalizimi i vizave,  Citaku ka bërë me dije se institucionet e vendit janë të angazhuarat’i zbatojnë kriteret dhe rekomandimet e Komisionit Evropian. 

 

 

Të pranishmit nga stafi akademik dhe studentët patën mundësi që ministres Çitaku, t’i drejtojnë pyetje në çështje kryesisht politike që kanë të bëjnë me rrugëtimin e vendit tonë drejt Evropës.

 

Në këtë link  http://vimeo.com/91402802,  mund të shkarkohet videoja nga ligjërata në fjalë.