Ministri Shala viziton UBT-në

09/02/2017

Në kampusin e UBT-së në Prishtinë, të premten, më 10 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Ferat Shala do të mbajë ligjëratë të hapur, më titull “Sfidat e mjedisit në Kosovë”, për studentët e UBT-së


Krahas kësaj, ministri Shala do të takohet edhe me rektorin e UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, me ç’rast do të nënshkruhet një memorandum për bashkëpunimi mes institucioneve, të cilat ata i udhëheqin.

Vizita do të përfundoj me vizitën e ministrit në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.