Me ftesë Institucioneve të Arsimit të Lartë, Dr. Hajrizi viziton Danimarkën

19/02/2013

 

Prishtinë, 19 shkurt 2013 – Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në organizimin  e përkrahje financiare nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), e cila është mbështetëse UBT-në zhvillimin e Arsimit Profesional dhe Mësimit Gjatë Gjithë Jetës në Republikën e Kosovës,  dhe me ftesë të disa institucioneve të Arsimit të Lartë të Danimarkës ka udhëtuar për një vizitë njëjavore në këtë shtet.

Më konkretisht, gjatë qëndrimit njëjavor në Danimarkë, presidentit të UBT-së, Dr. Hajrizi, do t’i zhvilloj një varg takimesh me menaxhmentin, stafin akademik dhe hulumtues si dhe përfaqësues në të gjitha nivelet e sektorit të Arsimit të Lartë, me qëllim të ndërlidhjes së bashkëpunimit ndërmjet UBT dhe institucioneve daneze, me fokus të veçantë ndërlidhje në Inovacion, në Edukimin Professional si dhe për studime të Doktoratës.

 

Gjatë vizitës Hajrizi, do të ketë takime tjera në universitete dhe kompani të ndryshme të Danimarkës, më qëllim të zhvillimit të programeve të ndryshme të bashkëpunimit.