Me diskutime për tema të ndryshme fillon Akademia Ndërkombëtare Verore e Medias dhe Komunikimit

bool(false) 20/07/2022

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ka nisur zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme të Akademisë Ndërkombëtare Verore në kuadër të “Global UBT Fest 2022” me fokus trajtimin e temave të ndryshme që kanë të bëjnë me të bërit gazetari të mirëfilltë dhe hulumtuese.

 

Sekretari i Përgjithshëm të Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), Alexandru Ion Giboi, kuadër të fillimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Medias dhe Komunikimit në UBT, zhvilloi një diskutim rreth mediave dhe dezinformimit me studentë dhe profesorë.

 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, profesori Musa Sabedini ka zhvilluar një diskutim të hapur me studentë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, dhe me pjesëmarrës të tjerë, rreth prezantimit studimor: “Etika në pandemi, lajmet e rrejshme dhe rasti i Ukrainës”, duke folur për rëndësinë e përmbajtjes së etikës në media, sidomos në periudha të jashtëzakonshme, sikurse në pandemi dhe në raste të konflikteve.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Media dhe Komunikimit do të vazhdojë me aktivitete të tjera, me ligjërata tematike, diskutime e forume, punëtori rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me gazetarinë në Kosovë dhe rajon.