Maturantët e Shkollave të Mesme të UBT-së nisen për në Vjenë

05/04/2024

Gjenerata e artë e Shkollave të Mesme të UBT-së, maturantët e sivjetshëm, të udhëhequr nga mësimdhënësit, janë nisur për të realizuar disa vizita të rëndësishme në qytetin e bukur të Vjenës.

Gjatë qëndrimit të tyre në Vjenë, ata do të kenë mundësi të vizitojnë muze, qendra historike, parqe dhe shkolla të ndryshme, nga të cilat do të përfitojnë njohuri dhe eksperiencë të mrekullueshme.