Maturantët e Shkollave të Mesme në UBT vijojnë vizitat e tyre në kuadër të eksurzionit në Vjenë

07/04/2024

Muzeu i Historisë Ushtarake dhe Muzeu i Bethovenit, në qytetin e bukur të Vjenës, kanë qenë dy destinacionet kryesore të kësaj fundjave për maturantët e Shkollave të Mesme të UBT-së, të cilët po realizojnë eksurzionin e sivjetshëm në Austri.

Në këtë ekskursion të rëndësishëm në Austri, së bashku me mësimdhënësit e Shkollave të Mesme, nxënësit po përjetojnë momente të paharrueshme për të thelluar njohuritë e tyre kulturore dhe për të shijuar pasurinë e vërtetë të historisë dhe artit në Vjenë.