Ligjëruesi i UBT-së, Petrit Ahmeti pjesë e projekteve për zbatim të ligjit të Performancës së Energjisë

08/02/2018

Ligjëruesi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Petrit Ahmeti ka marrë pjesë në punëtorinë për hartimin dhe zbatimin e Ligjit të Performancës së Energjisë në Ndërtesa, organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku është prezantuar i ashtuquajturi softueri britanik.

 

Softueri britanik është përpunuar për përdorim nga profesori i UBT-së, Petrit Ahmeti dhe përfaqësuesi i GIZ-it, Avni Sfishta. Ky softuer do të aplikohet në gjuhën shqipe dhe do të përdoret për kalkulime të performancës dhe efikasitetit të energjisë së ndërtesave.

 

Projekti në fjalë është mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), përmes projektit REEP plus.

 

 

Profesori Ahmeti ka thënë se në vazhdimësi do të mbahen projekte të tilla nga Grupi Teknik i Punës, që është i përbërë nga profesionistë të fushës së arkitekturës, inxhinierisë mekanike dhe elektrike në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, teksa projekte të tilla do të hartohen deri në finalizimin e legjislacionit dhe infrastrukturës për implementimin e ligjit të Perfromancës së Energjisë në Ndërtesa, në përputhje me direktivat përkatëse të EU-së.