Profesori i UBT-së, dr.sc. Petrit Ahmeti, një ndër ekspertët që dha kontribut në hulumtimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

bool(false) 06/04/2022

Profesori i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, dr.sc. Petrit Ahmeti, së bashku me disa autorë të tjerë, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), kanë publikuar dokumentin “Tipologjia dhe performanca energjetike e ndërtesave të banimit në Republikën e Kosovës”.

 

Sipas profesorit Ahmeti, një hulumtim dhe publikim i tillë ka qenë i nevojshëm bazuar në statistikat që nxirrnin se 40 për qind e konsumit të energjisë në Kosovë vie nga sektori i banimit, si pasojë e humbjeve të mëdha termike.

 

Bazuar në këtë, ky hulumtim ofron zgjidhje teknike gjithnjë duke u bazuar në skenaret e masave renovuese dhe potencialin e kursimit nga sektori i energjisë, duke shërbyer kështu si një manual apo udhëzues se çfarë duhet të bëhet dhe si duhet vepruar në rastet e renovimeve të ndërtesave në sektorin rezidencial.

 

Ky hulumtim është financuar nga Qeveria Gjermane dhe është implementuar nga organizata GIZ Kosovo, përderisa përgjatë dy viteve punë morën pjesë një ekip i madh i ekspertëve, ndër të cilët ishte edhe profesori i UBT-së, dr.sc. Petrit Ahmeti.