Profesori nga UBT, Petrit Ahmeti pjesë e vlerësimit të doktoratës në kuadër të “Marcel Breuer Doctoral School – University of Pécs”

21/06/2023

Me ftesë zyrtare nga “Marcel Breuer Doctoral School – University of Pécs”, profesori i UBT-së, Dr. Sc. Petrit Ahmeti, ishte pjesë e procesit të vlerësimit të tezës së doktoratës, në cilësinë e vlerësuesit të jashtëm.

Disertacioni i titulluar: “A Systematic Approach of Energy Efficiency and Thermal Comfort Strategies for a Prototype of Residential Building Design Using Energy Simulation Tool”, është një hulumtim disavjeçar në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Teknologjisë Informative të Universitetit të Pécs-it në Hungari, i cili pas vlerësimit të komisionit, ku bënte pjesë si vlerësues i jashtëm edhe profesor Ahmeti dhe pas mbrojtjes së suksesshme, mori vlerësimin maksimal.

Angazhimi i stafit akademik të UBT-së në procese vlerësuese të doktoratës në kuadër të Universiteteve ndërkombëtare është tregues se UBT përfaqëson nivel të lartë të përgatitjes shkencore dhe akademike edhe jashtë kufijve të Republikës së Kosovës.