Ligjëratë tematike e profesorit hungarez, Peter Szolgay, në UBT

07/06/2016

Përfaqësuesi i Universitetit Katolik “Pazmany Peter”, në Hungari, njëherësh dekan i Fakultetit të Teknologjisë informative dhe Bionikë (Bionic), Peter Szolgay, ka mbajtur një ligjëratë tematike për studentët e UBT-së, në Prishtinë, të martën. Ai, pasi foli për historikun e themelimit të universitetit “Pazmany Peter”, për programet përbërëse, për punën kërkimore etj., theksoi edhe rëndësinë e hulumtimeve shkencore nga profesorët e studentët, gjithnjë të mbështetur nga institutet kërkimore hungareze. Profesori Szolgay foli edhe për Sistemin e Bolonjës, për kushtet bashkëkohore në të cilat duhet të bazohet një universitet etj.


Dekani i Fakultetit të TI dhe Bionikës (Bionic), Peter Szolgay, në kuadër të “Pazmany Peter”, është pritur nga rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, për të folur për fushat bashkëpunimit, si dhe ka vizituar kampusin e UBT-së, në Lipjan, më bashkëkohori në rajon për hulumtime në rrafshe të ndryshme shkencore.