Laboratori i UBT-së vazhdon me testimet për COVID-19 sipas standardeve ndërkombëtare

20/01/2022

UBT në kuadër të Poliklinikës, është duke vazhduar me testimet për COVID-19, në laboratorin e UBT-së, duke parë nevojën e qytetarëve për të hequr dyshimet se a janë të infektuar me virusin COVID-19.

 

Në kuadër të kësaj, UBT ka vënë në dispozicion ekspertët dhe profesionistët më të mirë shëndetësor që ka vendi e që janë pjesë e UBT-së, duke iu ofruar standardet më të njohura ndërkombëtare për testime për COVID-19.

 

Qendra më e madhe akademike e inovacionit për mjekësi në Kosovë, me laboratorët klinik të UBT-së, është në dispozicion të qytetarëve të vendit për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre në situatën e krijuar me pandeminë COVID-19.

 

Të gjithë ata që janë të interesuar për të realizuar testimin për COVID-19 mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: +38346500777 dhe +38346500888, ose të shkruani në email: [email protected]

 

Laboratori gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.