Kryetari Klinës, Zenun Elezaj vizitoi UBT-në

11/03/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka pritur në takim pune kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ku kanë diskutuar gjetjen e mundësive të bashkëpunimit në përdorimin e kapaciteteve akademike dhe intelektuale për të adresuar sfidat e komunitetit në fushën e arsimit, shëndetësisë, mjedisit, inovacionit dhe turizmit.

Rektori Hajrizi dhe Kryetari Elezaj u pajtuan për vazhdimin e komunikimit ndër-institucional për t’i hapur rrugë shfrytëzimit të potencialit njerëzor e intelektual të dyanshëm. Aktualisht UBT është duke ndihmuar në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt një partneriteti të ngushtë midis sektorit akademik dhe autoriteteve lokale, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit në tërësi.

UBT vazhdon që t’ju qëndrojë afër të gjitha komunave të Kosovës, duke iu ofruar ndihmën e nevojshme që secila komunë ka, përmes aseteve dhe teknologjive më të reja të cilat UBT posedon.

Kryetari Zenun Elezaj dhuroi për bibliotekën e UBT-së librin e tij: “Gjeologjia e Kosovës”.