Kryeshefi i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës ligjëron për studentët e UBT-së për mineralet gjeologjike

07/06/2019

Në vazhdën e ligjëratave tematike, kryeshefi i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Fidaim Sahiti ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT.

 

Në kuadër të temës “Mineralet gjeologjike ndërtimore dhe dekorative”, ai u shpjegoi studentëve mineralet që përdoren në fushën e ndërtimit, duke përmendur edhe rezervat dhe kapacitetet gjeologjike që ka Kosova.

 

Tutje, ai shprehu gatishmërinë të bashkëpunoj me studentët dhe stafin e UBT-së në zhvillim dhe avancim profesional në këtë fushë, teksa falënderoi institucionin për organizimin e kësaj ligjërate tematike.

 

Në kuadër të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë ftohen të mbajë ligjërata tematike ekspertë të fushës së ndërtimtarisë, me qëllim për të ndarë përvojat e tyre profesionale me studentët.