Konferenca Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Menaxhimi të Mekatronikës sjell punime shumë profesionale

16/07/2015

Në kampusin e UBT-së, në dy sesione paralele, është organizuar Konferenca Verore e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri dhe Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT.

 

Në këtë konferencë verore një ditore, që është bërë tradite e UBT-së, u prezantuan projektet më të mira të dy fakulteteve, më shumë se 40 projekte, në të cilat ishin  të  angazhuar rreth 120 studentë.

 

Projektet e prezantuara ishin të punuara shumë mirë profesionalisht. Disa prej tyre, që u vlerësuan për kreativitet dhe inovacion ishin: ”Fitnes App”, e implementuar nga studentët Diorit Bajrami, Vlonjat Gashi, Atdhe Mahmuti e Ardit Azemi; “Autoshkolla” e implementuar nga studentët Arianit Berisha, Muhamet Behrami e Gëzim Rexhepi; “ISP – AMA Speed” e implementuar nga studentet Arbresha Sejfijaj, Argenita Selmanaj e Majlindë Jahiu; “Roboti Kamarier”, e implementuar nga studentët – Labinot Kumnova, Uran Çabra, Afrim Hajradini, Florian Piraj e Qëndrim Haxhijaj.

 

Në ceremoninë përmbyllëse u bë dorëzimi i certifikatave të studentëve pjesëmarrës të konferencës verore.