Konferenca shkencore e studiuesve të Mediave dhe të Shkencave Politike

17/06/2014

Prishtinë,  17  qershor  2014 – Studentët e Fakultetit për Media dhe Komunikim dhe studentët e Fakultetit  të Shkencave Politike  në UBT,   për herë të dytë organizuan “Konferencën  shkencore studentore”. Në këtë   aktivitet  u  paraqitën  një numër i madh  i studiuesve të rinj  me  punimet e veta profesionale  shkencore- hulumtues,  para komisionit të përberë nga profesorët e tyre dhe ekspertë tjerë. 

 

Punimet e Konferencës nga të dyja Fakultetet, u zhvilluan në sesione të caktuara, me theks të veçantë  u prezantuan punime për  historinë e gazetarisë  nacionale, ese,   reportazhe, punime për Thomas Hoobs, Aristotelin,  kushtetutën etj.

 

Përveç studentëve të këtij Fakulteti,   morën   pjesë edhe profesorë edhe  mysafirë dhe ekspert të lëmive të ndryshme.

 

Duke folur para të pranishmëve si profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë dekani i dyja Fakulteteve të cekura si më lartë, prof. dr. Belul Beqaj tha: “Ju dëshirojmë mirëseardhje në këtë aktivitete  ku qëllimi i saj është  një mundësi për studentët  e rinj që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme si dhe të ndërlidhen me çështjen shkencore”. 

 

I gjithë grupi i studentëve  prezantues, të të dyja Fakulteteve,   edhe studentët tjerë u ndjatën   të privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punime dhe të shprehin aftësitë e  tyre profesionale  në një ambient të mirëfilltë shkencorë.

 

Me prezantimin e punimeve të të dyja fakulteteve janë prezantuar si: Albina Zeneli “ Koha Ditore”, Kosovare Bytyci  “Thomas Hobbes- Leviathan”, Besart Troshupa  “Klan Kosova”, Arben Miftari “Aristoteli, klasifikimi i Kushtetutave”, Erza Brahushi  “Radio Prishtina”, Visar Hashani  “Mekanizmi i votëbesimit dhe përgjegjesia e qeverisë”, Zylfije Thaqi “RTK”,  Edona Mehmet “House of Commons”,  Gentiana Hoxha “Evropa e lire”,  Iliriana Krasniqi “Shpërthimi në Obiliq”, Fortesa Krasniqi “Përshtypjet  nga vizita në Republikën  e Shqipërisë”, Egzon Hyseni “Përshtypjet nga takimi  me presidentin Nishani”,  Ilaz  Luzha  “Përshtypjet nga vizita në TV Klan në Shqipëri”,  Anisa Rada” Fuqia e fotografisë”,  Liridona Bytyci “Rini sot”,  Alba Merovci “Zgjedhjet e fundit në Republikën e Kosovës”, Arbias Berisha, “Rilindja”.

 

Komisioni për vlerësimin e punimeve ka vendosur se hulumtimet  e prezantuara në këtë konferencë,   në një të ardhme të afërt do të publikomë në revistën e UBT-së.

 

Punimet e Konferencës  u  zhvilluan  në objektin e  UBT.