Konferenca Ndërkombëtare e Medias, Komunikimit dhe Gazetarisë, Shkencave Politike dhe Juridikut ka nisur mbledhjen e abstrakteve

26/06/2019

Media, Komunikim dhe Gazetari, Shkenca Politike dhe Juridiku, janë fushat të cilat në secilin edicion të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së ngjallin interesim të jashtëzakonshëm në mesin e studiuesve vendorë e ndërkombëtarë.

 

Qëllimi i konferencës është të lehtësojë shkëmbimin e njohurive midis akademikëve të rinj, studentëve pasuniversitarë, kandidatëve të doktoraturës, hulumtuesve të rinj dhe ekspertëve industrialë, për të ndarë pikëpamjet dhe përvojat në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë së komunikimit, sistemeve të informacionit, si dhe fushave tjera të ngjashme.

 

Punimet dhe prezantimet për Konferencën e Medias, Komunikimit dhe Gazetarisë duhet të trajtojnë tema të tilla si:

 

  • Reklamimi
  • Media Alternative dhe e Komunitetit
  • Inteligjenca Artificiale dhe gazetaria
  • Komunikimi dhe Fushatat e multi-medias
  • Studimet Kritike dhe Kulturore, Rinia, Gjinia dhe Komunikimi
  • Etika e Shoqërisë & Etika e Komunikimit
  • Komunikimi i Integruar i Marketingut
  • Komunikimi masiv, Shoqëria dhe Globalizimi
  • Etika e Medias (gjithashtu, E drejta e autorit dhe Pronësia Intelektuale
  • Media, Ndryshimet Klimatike dhe Studimet e Ambientit
  • Standardet e gazetarisë profesionale dhe Kodet e Etikës
  • Mediat Sociale, Gazetaria Shkollore

 

Punimet dhe prezantimet për Konferencën e Shkencave Politike duhet të trajtojnë tema të tilla si:

  • Ekonomi politike
  • Administrata publike
  • Pabarazia dhe stratifikimi
  • Integrimi Euro-Atlantik i Ballkanit
  • Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal
  • Organizatat Evropiane dhe Ndërkombëtare
  • Çështjet Diplomatike të Njohjes së Shtetit
  • Siguria Njerëzore
  • Siguria Kombëtare dhe Ndërkombëtare
  • Konflikti etnik në shekullin XXI
  • Çështjet teorike të demokracisë
  • Teoria dhe Strategjia e Politikëbërjes

 

Punimet dhe prezantimet për Konferencën e Juridikut duhet të trajtojnë tema të tilla si:

  • Arbitrazhi ndërkombëtar
  • Kujdesi social, të drejtat e njeriut dhe siguria
  • Ligji i BE-së në sektorë të ndryshëm
  • Privatësia dhe siguria e informacionit
  • Teknologjia – riorganizimi i praktikës së ligjit
  • Ligji për migracionin kundrejt politikave të migracionit
  • Arsimi i lartë dhe qasjet e reja
  • Ligjet dhe rregulloret e ligjit
  • Qasjet dhe dimensionet e arsyetimit ligjor.

 

Për më shumë detaje, klikoni në: http://conferences.ubt-uni.net/2019/ , teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].