Kompanitë shqiptare prezantohen në Panairin e Karrierës

23/07/2018

Dhjetëra kompani nga Kosova dhe Shqipëria prezantuan produktet, punën, kushtet për punësimin të të rinjve në Panairin e Karrierës që u organizua në kuadër të ANV-së së Karrierës, që njëherësh shënon edhe aktivitetin përmbyllës të kësaj shkolle për këtë edicion.

Kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair ishin: IPKO, Deloitte, Dua Punë, Raiffaisen Bank, Shkolla Digjitale, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka për Biznes (BPB), Asseco, BeoSoftware, PECB dhe KPMG, të cilat paraqiten para studentëve të interesuar kushtet dhe detyrat që duhet t’i përmbushin individët në mënyrë që të kenë mundësi praktike e punësimi.

Ky panair mundësoi krijimin e kontakteve mes studentëve dhe kompanive, madje shumë nga studentët pjesëmarrës patën mundësi që të aplikojnë për punë.

Studentët u ndanë shumë të kënaqur dhe sipas tyre kjo ishte një mundësi shumë e mirë pasi që konsiderojnë se kanë nevojë të marrin informacione mbi tregun e punës dhe kërkesat e tij.

Aktiviteti i Qendrës së Karrierës u mbyll me shpërndarjen e certifikatave për studentët pjesëmarrësit e kësaj ANV-je.