Kompania “Rrota” hap dyert për punësimin e studentëve të UBT-së

28/03/2017

Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UBT, vizituan kompaninë Rrota në Prishtinë, me ç’rast u pritën nga drejtoresha ekzekutive, Dojneta Sahatçiu.

 

Sahatçiu i informoi studentët me profilin e kompanisë, me klientelën, me projektet aktuale, si dhe me ekipin e punës, ku edhe i ftoi studentët e UBT-së që të bëhen pjesë e kompanisë, që ajo e drejton, përmes angazhimit në punë praktike.


“Me bashkëpunim të vazhdueshëm, ne do të ndikojmë së bashku për zhvillim dhe punësim të të rinjve”, theksoi Sahatçiu, teksa shtoi se, “qëllimi i tyre është angazhimi i studentëve në praktikë profesionale, por edhe punësim të rregullt në të ardhmen”.


Kompania “Rrota” vazhdon të investoj në rekrutimin e programerëve të rinj dhe i fton studentët e interesuar të UBT-së që të bëhen pjesë e ekipit, duke dërguar CV-në dhe punët e tyre në: [email protected]