Kampusi i UBT-së në Ferizaj ka pritur qindra të rinj të interesuar

17/09/2019

Kampuset e UBT-së këto ditë kanë pasur fluks të madh të të rinjve që po e realizojnë ëndrrën e tyre për vijim të studimeve në institucionin privat me më së shumti programe studimi dhe të njohur për cilësi në nivel ndërkombëtar.

 

Një fluks të tillë e ka pasur edhe kampusi i UBT-së në Ferizaj, në të cilin kanë vendosur që t’i vijojnë studimet studentë nga i gjithë rajoni i Ferizajt.

 

Studentët e këtij kampusi, me rastin e regjistrimit, do të gëzojnë të gjitha privilegjet që i kanë studentët e UBT-së, përfshirë studimet cilësore, vizitat jashtë vendit, mundësitë që vijnë nga më shumë se 450 universitete dhe institucione partnere nga mbarë bota, mundësitë e shumta për punësim e punë praktike, e shumë të tjera.

 

Të gjithë studentët e këtij rajoni kanë kohë që regjistrimin ta bëjnë deri më datë 30 shtator.