Studimi në Kolegjin Dukagjini, mundësi unike për të studiuar profesionalisht dhe afër

12/09/2019

Shtrirja e UBT-së në Rrafshin e Dukagjinit përmes Kolegjit Dukagjini, është një ndër hapat më të duhur që është ndërmarrë për të lehtësuar qasjen në studime për studentët e këtij regjioni.

 

Aktualisht, qindra studentë janë duke i ndjekur studimet në dy programe të nivelit bachelor: Banka, Financa dhe Kontabilitet, si dhe Shkenca Administrative, ndërkaq shumë të tjerë tashmë kanë shfaqur interesim e janë regjistruar për këtë vit akademik që po vjen.

Përpos kësaj, të gjithë studentët që do të vendosin të studiojnë në Kolegjin Dukagjini, mund të kalojnë lehtësisht në UBT dhe të kenë studime të përbashkëta.

 

Programi Shkenca Administrative është i ndërtuar sipas modelit slloven të shkollimit dhe kurrikulës, teksa kërkesa për këtë program është shumë e lartë, për faktin se një i tillë nuk ekziston në Rrafshin e Dukagjinit dhe se i përgjigjet nevojave të administratës publike dhe të bizneseve në Pejë.

 

Përderisa, programi Banka, Financa dhe Kontabilitet është program me traditë shumëvjeçare në Pejë, prandaj të gjitha nevojat dhe kërkesat e komunitetit të biznesit në këtë regjion mbulohen përmes këtij programi, i cili tash e disa vite u ofron bizneseve staf të kualifikuar dhe të trajnuar për specifikat e bizneseve të tyre.