Jeton Zogaj, definicioni i studentit të suksesshëm në nivelin master

08/11/2018

Jeton Zogaj është student i nivelit master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, teksa njëkohësisht është edhe i punësuar në kompaninë ndërtimore, “Krapi Com”, ku mban pozitën e kryeinxhinierit dhe të menaxherit të projekteve.

 

Përveç studimeve në UBT, ai po ia del që me shumë sukses t’i kryej edhe të gjitha përgjegjësitë me të cilat është i ngarkuar në vendin e  tij të punës.

 

Jetoni thotë se bashkërendimi i punës dhe studimeve nuk është proces i lehtë, por sikurse ai, sukses po arrijnë edhe kolegët e tij të studimeve.

 

“Unë dhe pothuajse të gjithë kolegët e gjeneratës sime të studimeve master në UBT, jemi të punësuar dhe vijmë nga një përvojë e mirë praktike disavjeçare”, tregoi ai.

 

Jetoni i takon gjeneratës së parë të studentëve në specializimin “Menaxhimin e Ndërtimit dhe Teknologji”, andaj edhe vlerëson se gjatë studimeve në UBT është pasuruar me njohuri të reja për këtë fushë.

 

“Një student i nivelit master pranë UBT-së është një kuadër i kompletuar për marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të fushës që i takon dhe është një kuadër i përgatitur mirë për nevojat e tregut të punës. Për këtë ndikim të madh kanë profesorët dhe pjesa tjetër e stafit të UBT-së, të cilët na kanë përkrahur dhe na kanë ndihmuar në të gjitha aspektet dhe gjatë gjithë kohës”, tha ai.

 

Para fillimit studimeve master, Jetoni nuk ka menduar se do të vazhdonte studimet e mëtutjeshme, por me marrjen e informacioneve të reja në fushën për të cilën është duke specializuar aktualisht, është i interesuar edhe për vazhdim të studimeve të doktoraturës, duke qenë se Kosovës i mungojnë dukshëm ekspertët e kësaj fushe.

 

Vlen të theksohet që afati për regjistrim të studimeve në nivelin master në UBT, përfshirë edhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, po vazhdon të qëndrojë i hapur edhe për dy ditë.