Ish-studentja e UBT-së, Liridona Barani juriste në kompaninë “Shell Licensee”

02/04/2019

Liridona Barani ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në UBT, e cila është e punësuar si juriste në kompaninë “Shell Licensee ”, me seli në Kosovë.

 

Përveç studimeve katër vjeçare, Liridona paraprakisht vijoi praktikën në Institutin Gjyqësor të Kosovës, ç’rast ajo përfitoi njohuri, përvoja dhe praktika profesionale.

 

“Jam shumë e kënaqur që isha pjesë e UBT-së përgjatë 4 viteve të studimeve bachelor. UBT me ofroi shumë mundësi dhe falë institucionit unë jam juriste e suksesshme, prandaj kam vendosur që edhe studimet e nivelit master do ti vazhdojë në UBT”, theksoi ajo.

 

Liridona theksoi se studentët e UBT-së janë të përgatitur profesionalisht, andaj, tha se institucioni në të cilën punon synon të krijojë bashkëpunim me UBT-në, në mënyrë që studentëve t’u mundësohet punë praktike dhe të punësohen në këtë kompani.