Ish-studentja e UBT-së, Flora Hajrizi është punësuar në cilësinë e nutricionistes në Poliklinikën “VIP Health”

14/12/2022

Ish-studentja e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Flora Hajrizi pas suksesit të arritur në nivelin bachelor është punësuar në Poliklinikën “VIP Health”, në pozitën e nutricionistes dhe mban përfaqësimin e “BioMetaTests” për Kosovë nga “VIP Health International” si bashkëpunëtor dhe distributor zyrtar për Ballkanin i “DaphneLab” me seli në Itali.

Flora ka vlerësuar se në programin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, ka arritur të përgatitet dhe të mësojë shumë gjëra të cilat e kanë ndihmuar në praktikë gjatë punës, kjo falë angazhimit, mbështetjes dhe profesionalizmit të profesorëve dhe asistentëve, si dhe një infrastrukture moderne që ka UBT.

“Studimet në UBT janë të veçanta shkaku i saktësisë dhe korrektësisë së stafit administrativ, e patjetër edhe të stafit akademik që janë të kualifikuar dhe mbështetësit tanë më të mëdhenj për të arritur dhe avancuar njohuritë rreth fushës së studimit”, ka thënë Hajrizi.

Ajo ka theksuar se përgjatë studimeve ka pasur eksperienca të reja dhe ka mësuar gjëra të ndryshme rreth profesionit, duke cilësuar UBT-në si institucioni i vetëm në Kosovë, i cili ofron specializimin për Nutricioniste në kuadër të programit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë.

“UBT më ka dhënë një horizont të ri të besojë dhe të vazhdojë eksplorimin tutje duke marrë parasysh që është i vetmi institucion në Kosovë që ka program për Nutricionin, si specializim të Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë. Përgjatë studimeve në bachelor kam pasur shumë eksperienca të mira, kam mësuar shumë gjëra të reja, si dhe praktika laboratorike në dy vitet e para më ka ndihmuar shumë”, është shprehur ajo.

Shumica e studentëve të UBT-së, përkatësisht studentët e programit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, janë të punësuar në institucione publike dhe private brenda dhe jashtë vendit, duke dëshmuar cilësinë dhe vlerat arsimore dhe edukative të marra përmes UBT-së.