Ish-studentja e UBT-së, Arbenita Shefkiu kontabiliste në kompaninë “Oxa Group”

30/12/2020

Ish-studentja e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Arbenita Shefkiu është punësuar në kompaninë “Oxa Group”. Ajo është duke punuar në pozitën e kontabilistes, e cila bën regjistrimin e transaksioneve të prodhimit, kalkulimin e kostos së produkteve, si dhe kontrollimin e stokut.

 

Cilësia e lartë, profesionalizmi dhe ekspertët më të mirë që janë në UBT, kanë bërë që  Arbenita të zgjedhë UBT-në, si institucion që e zhvilloi profesionalisht në fushën e ekonomisë.

 

“Besimi im ishte se UBT është institucioni i cili bartë në vetvete cilësitë më të mira të një institucioni të arsimit të lartë, ndaj edhe fillova studimet në nivelin bachelor e më pastaj edhe në master, në drejtimin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, duke u specializuar në Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion”, ka thënë ajo.

 

Sipas saj, njohuritë e përfituara nga ky program e kanë ndihmuar shumë në aspektin profesional, gjersa ka theksuar se UBT ofron një hapësirë të veçantë për të gjithë studentët të cilët kanë dëshirë për të fituar dije dhe arsimim cilësor, ngaqë stafi akademik është i përkushtuar për t’i dhënë hapësirën e nevojshme secilit student.

 

Arbenita ka qenë dy herë përfituese e bursës për të studiuar jashtë vendit përmes programit Erasmus+, një herë gjatë studimeve në nivelin bachelor, në universitetin “Instituto Politecnico de Viana do Castelo”, në Portugali, si dhe në nivelin master në universitetin “Staffordshire University, United Kingdom”, në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Sipas Arbenitës, studimet në UBT i dallon cilësia, korrektësia, akreditimet, standardet dhe përkushtimi maksimal i profesorëve ndaj studentëve.