Ish-studentja e Shkencave Politike, Ardita Metolli, tani asistente universiteti në Austri

14/06/2019

Ish-studentja e Shkencave Politike, Ardita Metolli, tani asistente universiteti në Austri

Ardita Metolli ka qenë studente e Fakultetit Shkenca Politike në UBT. Ajo fitoi bursë nga programi Erasmus+ për të përfunduar studimet themelore në Universitetin e Salzbugut në Austri,  më pas në kuadër të programit PoSiG ajo po vijon nivelin master në universitetin Innsbruck.

 

Së fundmi, falë profesionalizmit dhe shkathtësive të treguara, ajo është angazhuar edhe si asistente në lëndën Politikat Evropiane, në universitetin ku aktualisht po përfundon studimet e nivelit master.

Ardita theksoi se UBT ishte çelësi i suksesit në karrierën e saj, pasi siç tha ajo, institucioni i dha mundësi të shumta për realizimin e ëndrrave të saj.

“Regjistrimi në Fakultetin e Shkencave Politike në UBT ishte vetë suksesi, pasi që më dha mundësi të marrë njohuritë e para, më pas fitova bursë për të vazhduar studimet jashtë Kosovës”, tregoi ajo.

 

Gjithashtu, Ardita është së bashku me një profesor të universiteti Innsbruck, është duke punuar për botimin e librit shkencor më titull: “Bashkimi Evropian dhe banka afrikane për zhvillim në Marok”. Ky libër pritet të botohet në fund të vitit, teksa edhe studentët e UBT-së dhe ata kosovarë do të ketë mundësinë ta lexojnë dhe ta përdorin për punimet e tyre studimore.