Ish-studenti Roni Kasemi, i punësuar në kompaninë Machinery Technology Company

22/06/2017

 

 

Ish studenti i UBT-së Roni Kasemi, menjëherë pas përfundimit të studimeve në bachelor, në drejtimin e Menaxhimit të Mekatronikës, është punësuar në kompaninë Machinery Technology Company.

 

Aktualisht, ai po punon si inxhinier i servisit të makinave të kësaj kompanie, e cila merret me prodhimin e makinerive për riciklimin, shtrimin dhe prodhimin e asfaltit, si dhe për përpunimin e mineraleve.

 

Sipas Kasemit, studimet në UBT e kanë përgatitur mjaft për tregun e punës, ku ai tregoi se gjatë studimeve kishte mundësi ta ushtronte profesionin edhe në vende tjera të punës.

 

“Studimet në UBT më kanë përgatitur në karrierë, ku një prej veçorive kryesore që kam përfituar gjatë studimeve, ka qenë fleksibiliteti për t’u përshtatur në ambiente të ndryshme të punës”, vlerësoi ai.

 

Tutje, studenti Kasemi tha se UBT si institucion i arsimit të lartë, ka një kuadro profesionale, një planprogram të shkëlqyer dhe të gjitha kushtet e duhura për studime, gjëra të cilat, sipas tij,  e bëjnë këtë institucion të dallohet nga shumë institucione të tjera në vend.