Studenti i UBT-së, Ermal Ferati zë vendin e parë në garën e programimit

10/08/2020

Janë shpallur fituesit e garës së dytë të programimit që ishte mbajtur në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, me ç’rast në vendin e parë është renditur studenti i Fakultetit Shkencat Kompjuterike në UBT, Ermal Ferati.

 

Tutje, në vendin e dytë është renditur studentja e Fakultetit Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Jehona Konushefci, teksa në vendin e tretë është renditur Bardh Mehmeti, student i Universitetit të Prishtinës.

 

Në këtë garë, garuesit kanë përdorur shkathtësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e programimit, duke shfrytëzuar algoritme dhe teknika të ndryshme për zgjidhjen e problemeve në këtë fushë.