Ish-studenti i UBT-së, Dardan Iseni themeloi kompaninë e ndërtimit “Intact”

03/03/2020

Ish-studenti i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Dardan Iseni ka themeluar kompaninë “Intact”, që është e fokusuar në sektorin e ndërtimit.

 

Si themelues, drejtor dhe inxhinier i kompanisë, Dardan Iseni ka arritur të menaxhojë shumë projekte ndër të cilat janë edhe hartimi i projektit ideor në repartin e radiologjisë në spitalin regjional të Prizrenit si dhe renovimi i QMF-së  në qytezën e Mamushës.

 

Përpos përpjekjeve personale, ai thotë se për ndërmarrjen e këtij hapi rol të madh kanë luajtur njohuritë e fituara përgjatë studimeve në UBT.

 

“Kam vendosur të studioj në UBT sepse e dija faktin që kemi mundësi të shumta për ndërlidhjen e teorisë me praktikën. Mënyra interaktive e ligjëratave, vizita nëpër objekte të ndryshme, mbështetja profesionale e stafit dhe e profesorëve kanë luajtën rol të rëndësishëm në rrugëtimin tim”, theksoi Dardani.

 

Duke folur për periudhat e zhvillimit të karrierës ai veçoi mundësinë që e ka fituar përmes UBT-së, ku fillimisht është punësuar në cilësinë e teknikut të laboratorit, në një laborator të materialeve ndërtimore dhe matjeve gjeomekanike.

 

Dardan Iseni është një nga shumë studentë të UBT-së, të cilët kanë arritur të themelojnë kompanitë dhe fabrikat e tyre pas përfundimit të studimeve në UBT.