Ish-studenti i UBT-së, Arbër Mazrekaj punësohet në UBT

25/01/2023

Ish-studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Arbër Mazrekaj pas suksesit të arritur përgjatë studimeve në nivelin bachelor është punësuar në UBT, dega Pejë, në pozitën e IT-së.

Ish-studenti, Arbër Mazrekaj ka vlerësuar se periudha e studimeve në UBT ka qenë e shkëlqyer dhe se e ka ndihmuar në procesin e përgatitjes profesionale, gjë e cila ka bërë të mundur edhe punësimin e tij.

“Gjatë studimeve në UBT kam pasur një përvojë të shkëlqyeshme dhe më ka ndihmuar shumë në procesin e përgatitjes profesionale. E veçanta e UBT-së është se pas studimeve studentët janë të gatshëm për tregun e punës dhe përkrahja e stafit akademik në këtë proces është e madhe. Personalisht në UBT kam pasur mundësi që të rrisë njohuritë dhe aftësitë e mia në fushën e shkencave kompjuterike dhe besoj që është zgjedhje e duhur për secilin student potencial që ka për synim zhvillimin profesional”, ka thënë Mazrekaj.

Rreth 98 për qind e studentëve të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT tashmë janë të punësuar në kompani të ndryshme vendore dhe botërore, duke dëshmuar kështu arritjet e tyre profesionale dhe akademike.