Ish-gjeneralët e NATO-s trajnojnë studentët e UBT-së për zgjidhjen e krizave

09/07/2019

Ish-gjeneralët e Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, Giorgio Battisti, Giuseppe Morabito dhe Mara Grazia Romano, kanë ardhur në Kosovë dhe po trajnojnë studentët e UBT-së në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Shkencave Politike, për menaxhimin e krizave dhe po mbajnë tryeza diskutimi me tematika të ndryshme.

 

Ata po kontribuojnë në Akademinë e Shkencave Politike në UBT, ku po zhvillojnë seanca simulimi të përbashkëta, me qëllim që studentët të njihen me modelin e funksionimit të NATO-s

 

Ish-gjeneralët po zhvillojnë këto aktivitete në mënyrë që pjesëmarrësit të marrin përvoja në zgjidhjen e krizave, kurse në anën tjetër studentët po marrin mësim teorik e praktik nga gjeneralët e kësaj organizate që kanë ndikim global.

 

UBT dhe Fondacioni i Kolegjit të Mbrojtjes i NATO-s, ka vite që kanë krijuar bashkëpunim të ngushtë, ku këta të fundit mbështesin çdo edicion të Akademisë së Shkencave Politike.