Interesim i madh për kurset përgatitore në Toefl

07/05/2019

Kursi përgatitor për Toefl ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm në mesin e atyre që duan të kalojnë testin e anglishtes profesionale, të nevojshëm për studime e punësim jashtë tregut vendor të punës, por edhe brenda Kosovës.

 

Brenda vetëm tre muajve, këtë kurs e kanë përfunduar shumë studentë e profesionistë, të cilët me shumë sukses e kanë kaluar edhe testin Toefl.

Të përfshira në kurs janë edhe testet simuluese, që do t’ua japin ndjekësve ndjesinë reale të testit dhe mënyrën e menaxhimit të elementeve të testit para nënshtrimit

 

Kursi fokusohet në trajnimin dhe aftësimin e studentëve në katër pjesët kryesore, të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit. Për më tepër, ky kurs ka për qëllim që t’i njoftojë kandidatët me pjesën teknike të testit, për mënyrën se si është dizajnuar, formatin dhe llojet e pyetjeve, në këtë mënyrë ata krijojnë një qasje të lehtë ndaj testit.

 

Përderisa grupi i fundit është në përfundim e sipër, grupi tjetër veçse ka filluar të formohet, e ju mund t’i bashkoheni grupit që është në formim e sipër, duke aplikuar në linkun: https://www.ubt-uni.net/sq/hulumtime-dhe-inovacione/institute/ifl/apliko-online/?fbclid=IwAR2dgGG0pHJVOI9tZ4fzSNw3h_RZsiu9ZwibvLAJYH6HmZtCO2AjGdSBsW4.