Interesim i madh i të rinjve për t’iu bashkuar institucionit lider të arsimit të lartë në vend – UBT

15/07/2022

Të rinjtë nga i gjithë vendi janë duke u interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe akademike në vend – UBT, duke frekuentuar kështu qendrat e këtij institucioni të arsimit të lartë në gjithë vendin.

 

Ata janë duke u informuar më gjerësisht për kushtet dhe mundësitë unike që ofron ky institucion i arsimit të lartë, si dhe lidhur me praktikat më të njohur ndërkombëtare të cilat për një kohë të gjatë janë duke u aplikuar në UBT.

 

Ndër të tjera, të rinjtë po informohen lidhur me teknologjitë më të sofistikuara që ka zhvilluar institucioni, infrastrukturën moderne, aplikimin e këtyre teknologjive në kurrikulat e fakulteteve përkatëse, si dhe profesionistët me të cilët do të punojnë dhe studiojnë për t’u zhvilluar në një nivel krejtësisht tjetër në aspektin akademik.

 

Rrugëtimi i tyre në karrierë është shumë i rëndësishëm dhe për këtë arsye UBT ka ofruar të gjitha mekanizmat në dispozicion për t’i informuar më detajisht mbi mundësitë që ofron UBT.