Interesim i madh i të rinjve nga Ferizaj për regjistrim në UBT

15/08/2018

UBT vazhdon të mbetet institucioni më i kërkuar nga të rinjtë që hyjnë në botën akademike sepse është institucioni më inovativ në vend dhe rajon, ku si rezultat një numër i madh i maturantëve po regjistrohen në Kampusin e UBT-së, në Ferizaj.

Ata po aplikojnë në 24 programe e mbi 80 specializime që ofron ky institucion, i cili kombinon përparësitë e universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare, si dhe ofron programe bashkëkohore studimi.

Programet që ofrohen në këtë institucion mbështeten në praktikat më të avancuara të studimit dhe me staf vendor e ndërkombëtar. Këto programe janë të harmonizuara me standardet më cilësore ndërkombëtare, andaj, pozicionimi në tregun e punës është i sigurt, falë cilësisë dhe potencialit që ofrojnë programet e UBT-së.

Regjistrimet po bëhen në nivelin bachelor dhe master, përfshirë programet e studimit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Menaxhimi i Mekatronikës, Shkenca Politike, Sistemet e Informacionit, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Juridik, E drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane, Media dhe Komunikim, Politika Publike dhe Menaxhim, Inxhinieri e Energjisë, Inxhinieri e Energjisë Efiçiente, Infermieri, Dizajn i Integruar dhe Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, Stomatologji, Farmaci etj.