IMPACT UNIVERSITY – UBT INNOVATIONS

28/03/2022

Në inovacionin e tridhjetë që UBT ka zhvilluar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të institucionit, ka sjellur ndikimin unik që institucioni ka pasur dhe vazhdon të ketë në shoqëri, të quajtur Impact University.

 

UBT është institucioni i vetëm i arsimit të lartë që është renditur i pari në Ballkanin Perëndimor në mesin e 500 universiteteve nga e gjithë bota, bazuar në impaktin për zhvillimin e qëndrueshëm, duke e vendosur kështu Kosovën për herë të parë në këtë renditje.

 

Dëshmi se UBT ka një ndikim të madh në shoqëri është edhe rangimi WURI, duke i sjell kështu Kosovës një sukses tjetër ndërkombëtar dhe radhitur atë në mesin e 100 universiteteve më të mira të botës për inovacion, vlerësuar nga World’s Universities with Real Impact – WURI.

 

Jo vetëm kaq, në kuadër të këtij inovacioni UBT ka përfshirë edhe rangimin nga Positive Impact Rating – PIR, nga ku UBT është vlerësuar me nivelin e pestë – Pioneer, për ndikimin shoqëror dhe arritjet e qëndrueshmërisë nga PIR, duke qenë kështu një nga 47 shkollat e biznesit nga 21 vende të botës që vlerësohet për një rangim të tillë.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS