I përmbylli punimet akademia verore e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT

16/07/2015

Është përmbyllur akademia verore e Fakultetit për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT.

Në ceremoninë përmbyllëse u bë dorëzimi i certifikatave të studentëve pjesëmarrës në akademi, gjithsej 149 pjesëmarrësve nga fakultete nga Kosova dhe të vendeve të ndryshme si Shqipëri, Maqedoni, Norvegji, Qipro, Greqi etj., si dhe u dorëzuan edhe mirënjohjet e pjesës së 21 ligjëruesve dhe organizueseve në këtë akademi. Certifikatat i dorëzoi dekani dhe prodekanja e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë.

 

Gjate akademisë 10 ditore u mbajtën ligjërata me tematika të ndryshme, me shumë rëndësi për studentët nga Kujtim Gashi – Drejtor i Shoqërisë së Informacionit, Arben Gjukaj – Drejtor i KEK-ut, Gazmend Krasniqi – nënkolonel, Gazmend Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë Informative dhe Komunikimit të PK-së, Fisnik Ismaili – bashkëthemelues dhe drejtor kreative i “Karrotës”,  Bahtijar Vogli – Profesor i asocuar ne Universitetin e LUND-it e të tjerë.

 

 

Në kuadër të kësaj akademie, pjesëmarrësit patën rastin të realizojnë vizita të ndryshme studimore në sektorin e ICT, duke filluar nga kompania telekomunikuese IPKO, kompania kreative “Rrota” etj.