Laboratori për Politika të Transportit të Qëndrueshëm

 

Përderisa popullsia globale shënon rritje të vazhdueshmë ndërsa burimet natyrore mbeten të njëjta,  është pranuar gjerësisht nevoja për procese më të qëndrueshme dhe integruese të planifikimit si një mënyrë për të trajtuar kompleksitetin e mobilitetit urban.

Eksperiencat tregojnë se transporti  urban i varur nga lëndët djegëse fosile nuk është rruga që duhet ndjekur dhe qytetet të cilat në planifikimin e tyre i kanë dhënë përparësi transportit privat kanë dalë të jenë të pafavorshme për njerëzit nga perspektiva ekologjike, shëndetësore, ekonomike si dhe nga ajo e sigurisë. Tashmë është fakt i pamohuar se ndërtimi i infrastrukturës së dedikuar automjeteve private nuk do të zgjidhë sfidat dhe problemet e trafikut në qytete. Zhvillimi i sistemeve të qëndrueshme të transportit urban kërkon një kapërcim konceptual dhe një ndryshim të paradigmës. Qëllimi i transportit dhemobilitetit është që të sigurojë qasje në vendet (pikat) e dëshiruara, aktivitetet, shërbimet, mallrat e caktuara dhe të sigurojë një inter aktivitet mes njerëzve. Kështu, qasja është qëllimi përfundimtar i të transportit dhe mobilitetit.

 

Në anën tjetër, qasjet e reja për planifikimin e transportit urban po shfaqen në vazhdimësi, pasi autoritetet lokale po kërkojnë të dalin nga solo-qasjet e mëparshme dhe të zhvillojnë strategji të cilat do të ndryshonin strukturën aktuale të transportit urban. Përveç kësaj, në dekadat e fundit, përpjekjet për të krijuar alternativa miqësore ndaj klimës në sektorin e transportit janë rritur. Në këtë kontekst, praktikat e reja të aplikimit që mbulojnë të gjitha politikat dhe parimet e transportit të qëndrueshëm janë të nevojshme dhe të domosdoshme.

Trajtimi i Transportit të Qëndrueshëm i cili përkufizohet si “mobilitet përmes mënyrave të transportit të sigurt, të përballueshëm, të qasshëm, ekologjikisht miqësor dhe të integruar”; Sustaianable Transport Lab është një qendër e pavarur kërkimore dhe zhvilluese e dedikuar për zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe praktike për problemet e transportit. Hulumtimet e saj mund të ndihmojnë komunitetin për të:

 

  • Identifikuar zgjidhjet më të mira dhe më inovative për problemet e transportit,
  • Identifikuar përfitimet, kostot dhe efektet e politikave dhe programeve të transportit alternativ,
  • Krahasuar dhe vlerësuar alternativat e ndryshme të ofruara,
  • Krijuar një urë lidhëse midis teorisë dhe praktikës

Aktiviteti i Sustainable Transportation Policy Lab mund të përmblidhet si më poshtë:

  • Hulumtimi, identifikimi dhe komunikimi i zgjidhjeve më të mira dhe inovative për problemet e transportit;

 

  • Përmirësimi i disponueshmërisë dhe cilësisë së të dhënave dhe statistikave për operimet e sistemeve të transportit urban dhe vendimmarrjes në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar;

 

  • Mbështetja e autoriteteve lokale në zhvillimin, zbatimin dhe testimin

 

 e qasjeve të reja dhe inovative të transportit dhe mobilitetit urban në kushte reale.