Qendra UBT URBAN LAB

– Ekziston nevojë e menjëhershme për perspektiva të reja dhe multi-disiplinare për të kuptuar dinamikat transformuese të jetës urbane/shoqërore, si dhe lidhjet që këto dinamika kanë krijuar me mjedisin ku jetojmë.
Kompleksiteti i dinamikave në fjalë është në rritje të vazhdueshme, ndërsa përballja me to e bënë të patjetërsueshëm jetësimin e programeve të bazuara në bashkëpunim multi-disciplinar. Për këtë arsye, është e domosdoshme që, krahas programeve arsimore, të krijohen mjedise dhe programe të strukturuara mirë, e të cilat fokusohen në çështjet urbane. Në këtë kontekst, puna e UBT – URBAN LAB do të bazohet në punë multi-disciplinare, duke përfshirë fushat, si: planifikimi urban, arkitektura, dizajni, inxhinieria, shkencat kompjuterike dhe ekonomia, për t’u fokusuar kështu në natyrën multidisiplinare të problemeve urbane dhe për të ofruar kërkime dhe aplikime që fuqizojnë qytetet tona, me qëlkim që qytetarëve t’i ofrohet një ambient urban më të jetueshëm.

– Duke qenë një qendër kërkimore multi-disiplinare, e dedikuar për hulumtime dhe aplikime të nivelit të lartë në tema të ndryshme të urbanizmit bashkëkohor, filozofia e laboratorit tonë, puna e të cilit do të bazohet në aplikime teorike dhe praktike, është të ofrojë zgjidhje inovative dhe praktike përmes shkathtësive të kombinuara të grupeve të ndryshme të ekspertëve, duke përfshirë planerët urbanë, arkitektët, inxhinierët, specialistët e komunikimit, sociologët, ekonomistët, psikologët dhe ekspertë të tjerë nga të gjitha fushat përkatëse.

– Nëpërmjet hulumtimeve, projekteve, raporteve, konferencave, bisedave, ekspozitave dhe publikimeve, ne kërkojmë, ndërtojmë dhe lansojmë strategji për të përmirësuar qytetet tona. Vizioni ynë për një të ardhme urbane na shtyn të përdorim të dhënat (datas) ekzistuese për të bërë analiza më komplekse, me qëllim që të udhëheqim procesin e transformimit të qyteteve tona dhe t’i bëjmë qytetet tona të ardhshme më inovative, më efikase dhe rrjedhimisht më të jetueshme.

– Laboratori ynë, në bashkëpunim me partnerët nga shoqëria civile, politika, ekonomia dhe shkenca, hulumton sfidat urbane në epokën e digjitalizimit, duke lidhur çështjet teknike me zhvillimet sociale dhe kulturore. Synon të analizojë dhe parashikojë se si dinamikat aktuale (teknologjia) po ndryshojnë mënyrën e jetesës, si dhe implikimet e këtyre ndryshimeve në shkallë urbane. Në këtë kontekst, Laboratori ynë synon të ofrojë ndërhyrje kreative dhe të hetojë ndërfaqet midis njerëzve, teknologjisë dhe qytetit. Kështu, në Laboratorin tonë, transformimet urbane analizohen dhe zhvillohen zgjidhjet e reja, kreative dhe inovative. Përveç hulumtimeve në fushat, si: urbanizimi, planifikimi urban, dizajni urban dhe çështjet e tjera, që lidhen me vendbanimet, si dhe bashkëpunimet me organizata të ndryshme partnere. Laboratori ynë synon të ofrojë një mjedis të hulumtimit të pajisur me infrastrukturë teknike të avancuar për t’u mundësuar hulumtuesve të përdorin metoda dhe teknika bashkëkohore shkencore në hulumtimet e lidhura me planifikimin urban, të mbështesë kërkimet shkencore, të mbështesë kurrikulat e universiteteve, të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me individët, institucionet dhe organizatat në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

– Qëllimi kryesor i Laboratorit është që, përveç hulumtimeve gjithëpërfshirëse mbi qytetin, të fokusohet në transformimin social, ekonomik, historik dhe hapësinor të qyteteve kosovare, duke u fokusuar kështu në hulumtime, si: demografia, gjeografia urbane, trashëgimia kulturore, teknologjia, transformimi urban, ekonomia dhe ndikimet e saj në strukturën urbane, etj.
Këto hulumtime dhe të ngjashme do të shfrytëzohen për ndërtimin e strategjive të cilat do t’i bëjnë qytetet tona të ardhshme më inovative, më efikase dhe rrjedhimisht më të jetueshme. Në këtë mënyrë, praktikat më inovative dhe më të avancuara globale do të përdoren për të hulumtuar, e më vonë, për të ndërtuar strategji për zgjidhje kreative dhe afatgjata të problemeve lokale.

Veprimtaria e Laboratorit Urban mund të përmblidhet si më poshtë:

Kontribuimi në avancimin e zhvillimit shkencor dhe teknologjik në fushën e urbanizmit, organizimi, koordinimi dhe kryerja e aktiviteteve kërkimore shkencore dhe teknike, si dhe përpilimi dhe publikimi i raporteve shkencore dhe dokumenteve që rezultojnë nga këto studime. Pastaj, kërkimi, ndërtimi dhe komunikimi i strategjive për të përmirësuar qytetet tona, nëpërmjet hulumtimeve, projekteve, raporteve, konferencave, bisedave, ekspozitave dhe publikimeve.
Përdorimi i të dhënave (datas) ekzistuese për të bërë analiza më komplekse, me qëllim që të udhëheqim procesin e transformimit të qyteteve tona dhe t’i bëjmë qytetet tona të ardhshme më inovative, më efikase dhe rrjedhimisht më të jetueshme, krejt kjo në përputhje me vizionin tonë për një të ardhme urbane, ofrimi i mbështetjes profesionale, teknike, si dhe shërbime konsulence për institucionet dhe organizatat publike, si dhe për sektorin privat, në fushën e urbanizmit; Bashkëpunimi me organizata që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj, në çështjet e urbanizmit;
Organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve të edukimit dhe trajnimit;
Formimi i një qendre informacioni për universitetet dhe organizatat e tjera.

Laboratori Urban fokusohet, mirëpo nuk kufizohen vetëm me fushat e mëposhtme të hulumtimit:

– Reflektimet lokale të dinamikave globale urbane;
– Teknologjia dhe transformimi urban;
– Trashëgimia kulturore urbane;
– Reflektimi i dinamikave socio-kulturore dhe ekonomike në hapësirë;
– Zgjidhje inovative dhe afatgjata për pr blemet urbane;
– Planifikimi i Qëndrueshëm Strategjik dhe ngrita e cilësisë së jetës në ha ësirën urbane;
– Mobiliteti dhe Sistemet Inovative ë Transportit;
– Ngritja e cilësisë së jetesës në hapësirat urbane.