Hapja solemne e Akademisë Verore 2014, nisi punimet me Fakultetin e Arkitekturës

03/07/2014

Prishtinë, 03 korrik 2014 – UBT në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha departamentet, stafin akademik dhe ekspertë të shumët, gjatë muajit që jemi dhe muajin në vijim,    ka organizuar aktivitetin e vet tradicional “Akademinë Verore 2014”, i cili është aktivitet unik dhe atë në nivel vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

 

Po ashtu sot në UBT para shumë të pranishmëve si studentë e profesorë të UBT-së, ekspertë nga fusha e arkitekturës  dhe mysafirë tjerë, Fakulteti  i Arkitekturës  dhe Planifikimit Hapësinor   bënë hapjen solemne të punimeve.

 

 

Dekani i Fakulteti  të Arkitekturës,  dr. Binak Beqaj pasi përshëndeti të pranishmit  ka thënë se:  “Ky aktivitet ka për qëllim që pjesëmarrësve t’jua ofrojë një program që  do t’ju mundësojë njohuri të reja të përzgjedhura nga shume fusha tematike që nuk janë pjese e programit te studimeve të rregullta ”.

 

 

“ Është hera e tretë që në organizojmë këtë aktivitet,  me  qëllim që edhe gjatë kohë së verës  të   jemi aktiv.  Përveç ligjëratave dhe elementeve  tjera që e  përcjellin studentin  gjatë studimeve, semestrave të caktuar, ne kemi bërë edhe këtë aktivitet,  vetëm studenti të ketë njohuri edhe më shumë për fushat e caktuar. Gjithashtu,  temat që ligjërohen dhe puna që do të bëhet në këtë Akademi ,  thuaja  kanë ndërlidhje të dukshme  me fushat tjera të cilat studiohen në UBT, p.sh,  Energjin efiqiente, ku UBT do të jetë aktive edhe në këtë vit, sepse kemi një projekt të Komisionit Evropian, për të ndërtuar Qendrën  Efiqiente  brenda UBT-së”, ”,  tha presidenti i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë hapjes solemne të  “Akademisë Verore 2014”.

 

 

Ndërsa drejtori i Departamentit  të Shkencës në MASHT,  Murteza Osdautaj,  lavdëroj punën që po behët në Fakultetin  e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, po ashtu punën dhe studimet që zhvillohen në përgjithësi në UBT,   duke theksuar se këto suksese ndërlidhen  me  zhvillimin e përgjithshëm të vendit.  

 

 

Ndërkaq drejtoria i Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, tha se   ne si komunë  jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë dhe t’i përkrahim të gjithë studentët  kosovarë, duke bashkëpunuar edhe me studentët  të universiteteve të jashtme,  për ndryshime për të mirën e këtij vendi.  

 

 

Po ashtu këtë aktivitete  e ka përshëndeture edhe drejtori  për Çështje Akademike në UBT , prof. dr. Ibrahim Kraniqi. 

 

Ky aktivitet është financuar nga UBT-ja dhe punimet e tij do të ndiqen gjatë muajit korrik 2014, paralelisht në të gjitha fakultetet, dhe di ju njoftojmë më kohë.  Përveç tjerash përfshihen udhëtime të ndryshme në terren, me ç’rast do të vizitohen edhe objekte dhe kopani ndërmarrësit më të suksesshëm në tregun e Kosovës dhe në fund të punimeve pjesëmarrësve do t’u shpërndahen edhe certifikata.