Hapet ekspozita tradicionale e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor

07/07/2015

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ekspozitën tradicionale të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor  në UBT,  hapja e së cilës do të bëhet më 08.07.2015 në ora 11:00.

Ekspozita  tradicionale e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, që është pjesë edhe e ekspozitës “Prishtina Architecture Week”, do të jetë e hapur në kampusin inovativ të UBT-së.

 

Agjenda:

11:00   Hapja zyrtare e ceremonisë nga dekani i Fakultetit, Dr.Lulzim Beqiri

11:05   Fjala përshëndetëse e Presidentit të UBT-së, Prof.Dr.Edmond Hajrizi

11:15   Fjala përshëndetëse e Organizatorit të “Prishtina Architecture Week”

11:25   Fjala përshëndetëse e Përfaqësuesit të Komunës së Prishtinës

11:30   Fjala përshëndetëse e Përfaqësuesit të Asociacionit të Arkitektëve

11:30   Ndarja e mirënjohjeve

11:50   Vizita nëpër ekspozitë