Gazetari Bahtir Cakolli ka ndarë përvojat e tij shumëvjeçare me studentët e gazetarisë

12/11/2018

Gazetari i njohur, Bahtir Cakolli ka mbajtur ligjëratë për studentët e vitit të dytë të drejtimit Media dhe Komunikim.

Ai ka rrëfyer para tyre përvojat dhe sfidat e tij shumëvjeçare në profesionin e gazetarit.

 

Cakolli, për studentët e gazetarisë i ka paraqitur disa nga reportazhet e tij më të suksesshme dhe tregoi rreziqet që i ka hasur gjatë realizimit të tyre.

Sipas tij, suksesi i një gazetari varet nga paraqitjen që ai e bënë në punën në terren.

“Në gazetari nuk arrin suksese nëse nuk e dashuron punën që je duke e bërë”, u shpreh ai.

 

Studentët mundësi të bëjnë pyetje dhe po ashtu morën nga ai këshilla të vlefshme që në të ardhmen do t’ju ndihmojnë në rrugëtimin e tyre për këtë profesion.