Fillon rrugëtimin gara “Albanian ICT Awards”, UBT një nga mbështetësit kryesor

10/02/2020

Ka hapur punimet edicioni i tetë i garës mbarëkombëtare në teknologji “Albanian ICT Awards”, garë që ka për mision nxjerrjen në pah punën e të rinjve shqiptarë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

 

Në hapjen e kësaj gare në Tiranë, i ftuar ishte edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, teksa morën pjesë profesorë, studentë të shumtë, përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe mysafirë nga mbarë trojet shqiptare.

 

Edhe këtë vit, sikurse edhe herëve tjera, UBT është sponsor gold i këtij aktiviteti tashmë tradicional, me qëllim që historitë e suksesit të shpalosen dhe të jetësohen si projekte.

 

Në edicionet e kaluara, pjesë e kësaj garë ishin edhe shumë studentë të UBT-së, të cilët janë shpërblyer për zgjidhje inovatiove në kategori të ndryshme.

 

Këtë vit në “Albanian ICT Awards 8” të rinjtë shqiptarë do të garojnë me projektet e tyre në kategoritë: Ylli në Ngritje, Inovacioni dhe Mobiliteti i Vitit, Diploma e Vitit, Shërbimi Publik i Vitit dhe Siguria Kibernetike, si dhe Gruaja në ICT.