Fillon Regjistrimi i Maturantëve në Programin Përgatitor të Maturës 2019

22/05/2019
Qendra e Karrierës në UBT, ka lansuar Programin Përgatitor të Maturës, në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Prizren, Gjilan, Kamenicë, Gjakovë dhe Pejë. Ky është projekti më i madhi i këtij lloji në Kosovë, që organizohet me qëllim që të ndihmojë maturantët e shkollave të mesme të përfitojnë nga trajnimet e ofruara për të arritur rezultate sa më të mira në testin e maturës.
Programi Përgatitor është pa pagesë dhe organizohet në të gjitha qendrat e UBT-së.
Në këtë fazë përfitues të këtyre shërbimeve do të jenë maturantët e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë, në disa qendra të UBT-së, të cilët do të vijojnë programin përgatitor në dy faza. Në fazën e parë organizohen lëndët: Gjuhë shqipe, Matematike dhe Gjuhë Angleze. Ndërkaq në fazën e dytë lëndët zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.
Maturantët e interesuar për të vijuar këtë kurs duhet të regjistrohen në linkun:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSecfM_kNm7ehDkCzEIaEvaRMb1KBK8Ggve6ct4T1QdwthLAnQ/viewform?fbclid=IwAR0DG2K1Q6suj4gboITnjN-L9msqo111c0PnueTvnIdGSLdf8C7ogHnflr4
Suksese!