Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT, mundësi për marrjen e një profesioni unik

15/09/2017

Si një vend në tranzicion dhe me një ekonomi në zhvillim e sipër, Kosova e ka shumë pak të eksploruar dhe të zhvilluar teknologjinë e informacionit dhe elementet tjera që lidhen me të, ndonëse kjo fushë ofron një hap të rëndësishëm në drejtim të gjetjes dhe shfrytëzimit të shumë mundësive që ofron ekonomia e re dhe digjitale.

 

Duke qenë kështu, studimet në fushën e Sistemeve të Informacionit në UBT, janë një zgjedhje adekuate për të ardhmen e sigurt profesionale dhe akademike të studentëve, sepse, në këtë mënyrë, ata do mësojnë që të realizojnë me sukses ndërlidhjen e menaxhimit të biznesit dhe të teknologjisë ,në mënyrë që të përgatiten për të reaguar ndaj sfidave të reja të shekullit XXI.


Studimi në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit, i aftëson studentët për të zhvilluar zgjidhje kreative dhe inovative të problemeve dhe mundësive në organizata qeveritare, në biznese dhe organizatat jofitimprurëse dhe kjo mund të bëhet në të dy nivelet, bachelor e master.
Studimi në këtë fakultet mundëson njohjen dhe kuptimin e ndërlidhjes, të komunikimit dhe të funksionimit në mes të menaxhimit (proceseve biznesore/organizative), menaxhmentit (strukturës biznesore/organizative) dhe të teknologjisë (kompjuterëve, rrjetave, software-ve, hardware-eve, bazës së të dhënave, serverëve, etj.).


Falë këtij programi të studimit, studentët mund të bëjnë përcjelljen e trendëve dhe rrjedhës së biznesit në kohë reale, optimizimin i qarkullimit të burimeve të bizneseve/organizatave, vendosjen e lidhjeve komunikuese me të gjitha palët e interesit në çdo kohë dhe në çfarëdo distance, si dhe mundësimin e proceseve dhe ofrimi i zgjidhjeve biznesore/organizative.


Krahas të gjitha këtyre karakteristikave, këtë program e bën të paarritshëm edhe përgatitja profesionale e stafit akademik të këtij fakulteti, i cili i ka mbledhur ekspertët më të njohur të kësaj fushe nga vendi e bota, e që e bartin përvojën e tyre dhe i përgatisin maksimalisht studentët e këtij programi për tregun e punës dhe për sfidat e këtij profesioni.